• 24 Prill 2024

Ceremonia e ndarjes së çmimeve për Kampionatin e Qitjes Sportive

Më shumë
Ceremonia e ndarjes së çmimeve për Kampionatin e Qitjes Sportive
“Tirana Folk Games Fest” në Universitetin Barleti
  • 23 Prill 2024

“Tirana Folk Games Fest” në Universitetin Barleti

Më shumë
  • 22 Prill 2024

KAMPIONATI I QITJES SPORTIVE MES STUDENTËVE BARLETAS

Më shumë
KAMPIONATI I QITJES SPORTIVE MES STUDENTËVE BARLETAS
TRAJNIM INTERAKTIV OFRUAR NGA UNITED RIGHTS FOUNDATION
  • 19 Prill 2024

TRAJNIM INTERAKTIV OFRUAR NGA UNITED RIGHTS FOUNDATION

Më shumë
  • 08 Prill 2024

2 Prillit Dita Ndërkombëtare e Autizmit

Më shumë
2 Prillit Dita Ndërkombëtare e Autizmit
Mirëqenia fizike dhe ndikimi në mirëqenien mendore
  • 02 Prill 2024

Mirëqenia fizike dhe ndikimi në mirëqenien mendore

Më shumë

Rreth fakultetit

Fakulteti i Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit (FSHSTS), është një njësi kryesore e re e Universitetit Barleti. Krijimi i saj reflekton ndjeshmërinë e Universitetit për drejtimet relativisht të reja të aktivitetit akademik dhe përshtatjen e veprimtarisë të UB me trendin bashkëkohor të organizimit dhe bashkëveprimit të një njësie kryesore që trajton drejtime studimi që kombinohen dhe bashkëveprojnë, duke mbuluar nevoja gjithnjë e më evidente të shoqërisë moderne. Në këtë kontekst FSHSTS synon të materializojë dhe konkretizojë trendin e ri të interesave të shoqërinë në një strukturë akademike universitare që të plotësojë gradualisht të gjitha parametrat e nevojshmë për të ofruar diploma cilësore dhe aplikative në tregun e punës në këto drejtime që janë e projektohen të jenë edhe më të rëndësishme në të ardhmen për shoqërinë.
Pregatitja e profesionistëve të aftë dhe individeve inovatorë të cilët do të konkurrojnë në një Ekosistem Sfidues dhe në të njëjtën kohë së bashku evolojmë në një realitet dinamik në zhvillim te vazhduar.
Mirëqenia, Edukimi, Sporti dhe Turizmi ndërtojnë ekosistem me të shëndetshëm, forcë punëtore më të aftë, profesionistë inteligjentë, vizitorë të kënaqur, qytetarë të lumtur dhe komunitete të sigurta në gjithë Rajonin.
Një punësim i gjithëkohshëm dhe efikas i pret të diplomuarit në këto fusha që kultivon Fakulteti; kariera, për këto specialitete, lidhet me suksesin e aplikimit të dijeve në jetën e përditëshme, duke siguruar një prosperitet ekoniomik në ngjitje për të pyunësuarit e formuar në këto programe. Sigurimi i punësimit lidhet po aq shumë me sketorin publik dhe nevojat për punësim në ‘të, sa edhe me fruktuozitetin e një veprimtarie sipërmarrëse me dijet e përftuara në këtë mënyrë.
FSHSTS synon në hartimin dhe implementimin e kurrikulave moderne dhe aplikative në të gjitha departamentet e tij. Në themel të këtij procesi është strategjia e përshtatjes së këtyre diplomave me nevojat aktuale dhe, sidomos, me perspektivën e zhvillimit të turizmit, aktivitetit fizik rekreativ dhe elitar sportiv, aspekteve sociale dhe profesioneve qe lidhen me to. Kjo kërkon një njohje, studim dhe analizë të vazhdueshëm të realitetit, trendeve të zhvillimit, tregut të punës dhe perspektivës së evolucionit të shoqërisë shqiptare dhe asaj të vendeve të tjera.

PROGRAMET E STUDIMIT

Fakulteti ka ndërtar programee studimi moderne dhe, me formimin në ‘to, ofron diploma dëshmuese të aftësive të larta e speciale profesionale në fusha të ndryshme të aktiviteteve të edukimit fizik dhe sporteve, të mësuesisë në këtë fushë, krahas diplomave me vlera në fusha me interes social si Psikologji dhe Punë Sociale, duke përvijjuar një formim në shkencat e sjelljes dhe duke hapur horizontet e mëtejëshme për shkencat mjekësore në të ardhmen. Lidhur ngushtë me këto formime, aspektet moderne të formimit të ekspertëve dhe menaxherëve bashkëkohorë të turizmit dhe të rekreacionit publik janë nga më të arrirat e kohës në vend.

Bachelor

Programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor janë 3 vite akademike, me ngarkesë 180 kredite. Programet e integruara janë 300 ose 360 kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 ose 6 vite akademike.

Master Shkencor

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave janë 2 vite akademike dhe me ngarkesë 120 kredite.

Diploma Profesionale

Programet me karakter profesional janë deri në 2 vite akademike, me ngarkesë deri në 120 kredite.

* : Programi i integruar 5-vjeçar "Master i Shkencave"

** : Program që do të aktivizohet së shpejti

Departamenti i Shkencave të
Edukimit dhe Trajnimit
Profesional

Departamenti Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional (DSHETP) ofron dhe koordinon programe e kërkime në fushat e edukimit; zbaton e monitoron programe dyvjeçare, profesionale në bashkëpunim të ngushtë

Më shumë
Departamenti i Edukimit
Fizik dhe Sporteve

Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sportit (DEFS) është pjesë e Fakultetit të Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit. Për vetë objektin e aktivitetit, DEFS ka një lidhje dhe marrëdhënie të ngushtë me departamentet e tjerë të këtij Fakulteti.

Më shumë
Departamenti i Turizimit,
Mikpritjes dhe Rekreacionit

Departamenti (DTMR)promovon ndërveprimin e industrisë së turizmit me sektorët e tjerë të ndërlidhur si sporti dhe aventura, rekreacioni dhe eventet, kultura dhe arti, shërbimet e biznesit, shëndeti dhe mirëqenia, teknologjitë

Më shumë
Departamenti i Shkencave të
Sjelljes dhe Shëndetit

Programet e studimit iu përgjigjen rëndësisë së rolit të profesionistëve në fushën e shëndetit mendor, e lidhur kjo ngushëtsisht edhe me të kuptuarit e sjelljes dhe menaxhimin e saj. Psikologët dhe punonjësit socialë studiojnë ndërveprimin

Më shumë


SPORTI DHE ZHVILLIM I QËNDRUESHËM

Ne bashkepunim me Departamentin e Drejtësisë dhe Departamentin e Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit.
Deklarata e të Drejtave të Njeriut u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1948. Që atëherë ajo është përkthyer në mbi 500 gjuhë dhe është vendosur si gur themeli i qytetërimit modern. Deklarata gjithashtu përbën bazën e të gjitha veprimeve dhe aktiviteteve tona. Si organizatë Sporti për të Gjithë synimi ynë është të promovojmë tolerancën, respektin, dialogun ndërkulturor dhe integrimin me mjetet e sportit. Të drejtat e grupeve të margjinalizuara duhet të theksohen në kontekstin e ngjarjeve sportive. Kjo perfshin personat me aftësi të kufizuara fizike dhe/ose mendore të cilët mund të përballen me barriera që variojnë nga qasja e penguar në objektet sportive deri në përjashtim të plotë.
Ne bashkepunim me Departamentin e Industrive Kreative
Sporti është një mjet i fuqishëm, që bashkon njerëzit në nivele ndërkombëtare, kombëtare, rajonale dhe lokale dhe zhvillon kontakte mes njerëzve. Diversiteti në sport është i rëndësishëm sepse promovon kreativitet, perspektiva unike, mundësi të reja dhe në fund të fundit sjellje të mirë sportive. Sporti dhe aktiviteti fizik shqyrton institucionet politike, arsimore, mediatike dhe ekonomike që ndikojnë në marrëdhëniet ndërmjet shoqërisë dhe aktivitetit fizik me tej ai eksploron se si raca, gjinia, klasa shoqërore dhe aftësia e një individi interpretohen përmes një lente sociale.
Ne bashkepunim me Departamentin e Arkitekturës dhe Dizajnit
Qëndrueshmëria e objekteve dhe infrastrukturave sportive është një sfidë e madhe si për organizatat sportive, autoritetet publike dhe pronarët e objekteve. Situata aktuale, e shënuar nga një rritje dramatike e çmimeve të energjisë dhe lëndëve të para, si dhe nga ndikimi i ndryshimeve klimatike, paraqet kërcënime të rëndësishme si për ndërtimin e infrastrukturave të reja sportive ashtu edhe për funksionimin e atyre ekzistuese. Megjithatë, rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e adoptimit të praktikave të qëndrueshme si në menaxhimin ashtu edhe në ndërtimin e objekteve sportive nuk përputhet gjithmonë me aftësinë aktuale të menaxherëve dhe pronarëve të objekteve sportive për të zbatuar masa konkrete për të rritur qëndrueshmërinë e infrastrukturës së tyre.
Ne bashkepunim me Departamentin e Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional
Qëllimi është të organizohet një projekt rreth temës së formimit profesional në industrinë/biznesin e produktitt sportiv. Kjo do të përfshijë një hartë për të identifikuar metodat aktuale arsimore dhe elementët e saj strukturorë kryesorë në industrinë sportive në të gjithë vendin. Kjo është për të marrë të dhëna për të ndihmuar në kategorizimin e kurseve të trajnimit të BTTC-së per ofruesit e produkteve sportive në vende dhe sporte të ndryshme, si dhe për të krijuar një sistem për të mbajtur një shkëmbim informacioni midis operatoreve sportive në të ardhmen.
REGJISTROHU NË NEWSLETTER