• 19 Prill 2024

TRAJNIM INTERAKTIV OFRUAR NGA UNITED RIGHTS FOUNDATION

Më shumë
TRAJNIM INTERAKTIV OFRUAR NGA UNITED RIGHTS FOUNDATION
2 Prillit Dita Ndërkombëtare e Autizmit
  • 08 Prill 2024

2 Prillit Dita Ndërkombëtare e Autizmit

Më shumë
  • 02 Prill 2024

Mirëqenia fizike dhe ndikimi në mirëqenien mendore

Më shumë
Mirëqenia fizike dhe ndikimi në mirëqenien mendore
Teknika “Shëtitje anonime me një të verbër”
  • 02 Prill 2024

Teknika “Shëtitje anonime me një të verbër”

Më shumë
  • 24 Janar 2024

Promovimi i shëndetit të mirë mendor

Më shumë
Promovimi i shëndetit të mirë mendor
Stafi i UniBa në Universitetin e Valladolid, Spanjë
  • 16 Nëntor 2023

Stafi i UniBa në Universitetin e Valladolid, Spanjë

Më shumë

Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit

Departamenti ofron gjashtë programe të studimit: Bachelor në Psikologji, Bachelor në Punë Sociale, Programin me karakter Profesional 2 vjeçar “Operatorë dhe Këshillues në përkujdesjen shëndetësore” si dhe programet Master i Shkencave në Psikologji Shkollore dhe Zhvillimi, Master i Shkencave në Psikologji Klinike, dhe Master i Shkencave Punë Sociale në Sistemin Arsimor. Këto programe arsimore pajisin profesionistët e shëndetit mendor, përkujdesjes sociale dhe kujdesit shëndetësor me aftësitë e nevojshme për të trajtuar me sukses sfidat unike me të cilat ballafaqohen në profesionet e tyrenë përputhje me kërkesat e tregut.

Studentët mund të nisin një udhëtim drejt suksesit në karrierë në një shumëllojshmëri fushash, përfshirë mundësi punësimi në:

  • Qendra të këshillimit psikologjik;
  • Qendra të zhvillimit, vlerësimit dhe diagnostikimit psikologjik;
  • Qendra komunitare, klinika e spitale, çerdhe, kopshte, institucione arsimore;
  • Institucione të sistemit të drejtësisëdhe institucione të përkujdesit social;
  • Organizata të shoqërisë civile lokale, rajonale dhe ndërkombëtare;
  • Institucione që drejtojnë struktura të përkujdesjes shëndetësore, si brenda dhe jashtë vendit.

Aspirojmë për një të ardhme ku departamenti merret si shembull i arritjeve në shkencat e sjelljes dhe shëndetit, duke riformësuar mënyrën si perceptohet, mbrohet dhe pasurohet përvoja njerëzore. Të angazhuar ndaj edukimit, kërkimit dhe komunitetit, ne synojmë të bëhemi katalizatorë për ndryshime transformuese në fushën e shkencave të sjelljes dhe shëndetit.

Promovimi i shëndetit dhe mirëqenies, avancimi i shkencave të sjelljes, dhe bashkëpunimi midis ekspertëve duke përgatitur studentë të aftë si profesionistë dhe sipërmarrës, me dije që i përgjigjen kërkesave të tregut. Promovimi i kërkimit të aplikuar dhe inovacionit përmes start-up-eve universitare dhe programeve inkubator-akselerator.

Departamenti ndërton partneritete strategjike për të integruar studentët në tregun e punës.Duke patur si prioritet cilësinëakademike, kërkim cilësor, orientim ndaj treguttë punës dhe globalizimin e programeve të studimit, departamenti synon tëjetë një njësiemirënjohur akademike dhe kërkimore, me oferta diplomash të integruara dhe programe doktorale.

DREJTIMET KRYESORE TË AKTIVITETIT

Ofron dije të vlefshme mbi një spektër të gjerë sjelljesh njerëzore dhe manifestime të ndryshme të shëndetit mendor. Studentët kombinojnë teorinë me përvojën praktikedhe qasjetë ndryshme terapeutike.

Përmirëson jetën dhe mirëqenien e komunitetit përmes ekspertizës në zhvillimin njerëzor dhe komunitet, politika sociale, ndërveprime njerëzore dhe kompleksitete shoqërore. Profesionistët ofrojnë mbështetje për shëndetin mendor në klinikashëndetësore, spitale, shkolla, etj..

Nxit bashkëpunimin midis anëtarëve të ndryshëm të komunitetit, duke i fuqizuar të përballojnë sfidat përmes përpjekjeve të përbashkëta, me fokus të veçantë në trajtimin e çështjeve si varfëria, pabarazia dhe krimi lokal.

Ofron ekspertizën dhe burimet e nevojshme për të shqyrtuar, formuluar dhe vënë në veprim politika që nxisin barazinë, drejtësinë dhe mirëqenien e individëve dhe komuniteteve.

Shpërndarjae burimeve në funksion të mirëqenies së njerëzve. Për të ruajtur standard të lartë të mirëqenies, duhet të balancohen kërkesat për një mjedis të shëndetshëm me ato të rritjes ekonomike.

Përshkruan sjelljen njerëzore në situata të ndryshme në vendin e punës dhe shpjegon shkaqet e llojeve të ndryshme të zgjedhjeve. Ofron mjetet e nevojshme për të përmirësuar proceseve të menaxhimit.

Zakonisht përfshijnë aftësitë kërkuara nga vendi i punës, të cilat janë të lidhura me aftësitë personale të nevojshme për t’ia dalë mbanë, të tilla si aftësia për punë në grup, menaxhimi i kohës dhe zgjidhja e problemeve.

Aftësitë personale, të lidhura me mënyrën se si një person ndërvepron me njerëzit e tjerë dhe mjedisin përreth. Përfshijnë zgjidhjen e problemeve, fleksibilitetin dhe besueshmërinë.

Bachelor

Programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor janë 3 vite akademike, me ngarkesë 180 kredite. Programet e integruara janë 300 ose 360 kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 ose 6 vite akademike.

Master Shkencor

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave janë 2 vite akademike dhe me ngarkesë 120 kredite.

Diploma Profesionale

Programet me karakter profesional janë deri në 2 vite akademike, me ngarkesë deri në 120 kredite.

* : Programi i integruar 5-vjeçar "Master i Shkencave", **: Në procesin e Licencimit pranë Ministrisë



LINJAT PROGRAMORE-SEKTORET E NDËRLIDHUR

Kombinim ndërdisiplinor që shqyrton ndërtimin e gjinisë dhe seksualitetit në kontekste sociale, kulturore, politike, ekonomike dhe shkencore.

Fokusohet në balancimin e përgjegjësive personale, familjare dhe atoprofesionale.U ofron studentëve aftësi të transferueshme menaxhimit të jetës dhe të punësimit, përmes aktiviteteve të udhëzimit dhe zhvillimit të lidershipit.

Siguron zgjidhje të personalizuara për kushte dhe aftësi të ndryshme, duke garantuar kujdes cilësor që përmbush nevojat unike të individëve që marrin mbështetje.

Profesionistët ndihmojnë njerëzit të jetojnë të pavarur në shtëpitë e tyre nëpërmjet ndihmesës me mjekimin dhe aktivitetetë tjera që ndihmojnë në ruajtjen e cilësisë së jetës.

REGJISTROHU NË NEWSLETTER