© Copyright 2020 - Universiteti Marin Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

Fakulteti i Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit

Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit

Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit (DTMR) është pjesë e Fakultetit të Shkencave Sociale,Turizmit dhe Sportit. DTMR ofron programe studimi në fushën e turizmit, mikpritjes dhe shërbimeve të turizmit(hotelerisë), rekreacionit dhe eventeve duke krijuar fusha të studimit në përshtatje me nevojat e reja të shoqërisë shqiptare, kushtet ekzistuese dhe perspektivat e zhvillimit të vendit dhe globalizimit në përgjithësi. Krahas ofertës akademike departamenti promovon ndërveprimin e industrisë së turizmit me sektorët e tjerë të ndërlidhur si: sporti dhe aventura, kultura dhe arti, shërbimet e biznesit, shëndeti dhe mirëqenia, teknologjitë etj.

DTMR e realizon këtë ndërveprim nëpërmjet përfshirjes në projekte nacionale dhe internacionale, të njësive të kërkimit shkencor dhe të aplikuar, të cilat gjenerojnë njohuri të reja në shkencat e turizmit, mikpritjes dhe rekreacionit. Keto përvoja dhe projekte konkrete me operatorë të industrisë së turizmit por edhe partnerë nga sektori publik shërbejnë si pikënisje për përmirësim të vazhdueshëm të kurrikulave të ofruara. Të studiuarit në programet e Departamenti të Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit, falë konkretizimit të njohurive nëpërmjet projekteve, zhvillon themele të forta mbi të cilin studentët do të rritin njohuritë për: nevojat dhe motivet e konsumatorit, zhvillimin e produktit, shërbimin, angazhimin e palëve të interesit, menaxhimin e ngjarjeve, politikën dhe planifikimin, inovacionin dhe teknologjinë në këta sektorë. Këto programe studimi, bachelor dhe profesional, synojnë pajisjen e studentëve tanë me njohuri të krahasueshme me njohuritë që kultivohen nga strukturat analoge universitare jashtë vendit, për një karrierë të shpejtë të mbushur me mundësi të shumta dhe bashkëkohore.

Krahas procesit të mësimdhënies dhe përfshirjes së studentëve në aktivitete kërkimore-shkencore Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit realizon dhe përfshihet në aktivitete me karakter informues, edukues dhe argëtues si forume, raste suksesi, vizita studimore dhe debate rreth risive dhe sfidave të fushave që mbulon.
Diploma Bachelor

Programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor janë 3 vite akademikë, me ngarkesë 180 kredite. Programet e integruara janë 300* ose 360* kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 ose 6 vite akademikë.

Diploma Profesionale

Programet me karakter profesional janë deri në 2 vite akademikë pas arsimit të mesëm të lartë, me ngarkesë deri në 120 kredite



REGJISTROHU NË NEWSLETTER