Klubi Studentor me drejtim Shkenca Sociale, Psikologji dhe Punonjës Social: "Unë dhe Identiteti im Online"
Më shumëStudentët mund të nisin një udhëtim drejt suksesit në karrierë në një shumëllojshmëri fushash, përfshirë mundësi punësimi në:
Aspirojmë për një të ardhme ku departamenti merret si shembull i arritjeve në shkencat e sjelljes dhe shëndetit, duke riformësuar mënyrën si perceptohet, mbrohet dhe pasurohet përvoja njerëzore. Të angazhuar ndaj edukimit, kërkimit dhe komunitetit, ne synojmë të bëhemi katalizatorë për ndryshime transformuese në fushën e shkencave të sjelljes dhe shëndetit.
Promovimi i shëndetit dhe mirëqenies, avancimi i shkencave të sjelljes, dhe bashkëpunimi midis ekspertëve duke përgatitur studentë të aftë si profesionistë dhe sipërmarrës, me dije që i përgjigjen kërkesave të tregut. Promovimi i kërkimit të aplikuar dhe inovacionit përmes start-up-eve universitare dhe programeve inkubator-akselerator.
Departamenti ndërton partneritete strategjike për të integruar studentët në tregun e punës.Duke patur si prioritet cilësinëakademike, kërkim cilësor, orientim ndaj treguttë punës dhe globalizimin e programeve të studimit, departamenti synon tëjetë një njësiemirënjohur akademike dhe kërkimore, me oferta diplomash të integruara dhe programe doktorale.
Ofron dije të vlefshme mbi një spektër të gjerë sjelljesh njerëzore dhe manifestime të ndryshme të shëndetit mendor. Studentët kombinojnë teorinë me përvojën praktikedhe qasjetë ndryshme terapeutike.
Përmirëson jetën dhe mirëqenien e komunitetit përmes ekspertizës në zhvillimin njerëzor dhe komunitet, politika sociale, ndërveprime njerëzore dhe kompleksitete shoqërore. Profesionistët ofrojnë mbështetje për shëndetin mendor në klinikashëndetësore, spitale, shkolla, etj..
Nxit bashkëpunimin midis anëtarëve të ndryshëm të komunitetit, duke i fuqizuar të përballojnë sfidat përmes përpjekjeve të përbashkëta, me fokus të veçantë në trajtimin e çështjeve si varfëria, pabarazia dhe krimi lokal.
Ofron ekspertizën dhe burimet e nevojshme për të shqyrtuar, formuluar dhe vënë në veprim politika që nxisin barazinë, drejtësinë dhe mirëqenien e individëve dhe komuniteteve.
Shpërndarjae burimeve në funksion të mirëqenies së njerëzve. Për të ruajtur standard të lartë të mirëqenies, duhet të balancohen kërkesat për një mjedis të shëndetshëm me ato të rritjes ekonomike.
Përshkruan sjelljen njerëzore në situata të ndryshme në vendin e punës dhe shpjegon shkaqet e llojeve të ndryshme të zgjedhjeve. Ofron mjetet e nevojshme për të përmirësuar proceseve të menaxhimit.
Zakonisht përfshijnë aftësitë kërkuara nga vendi i punës, të cilat janë të lidhura me aftësitë personale të nevojshme për t’ia dalë mbanë, të tilla si aftësia për punë në grup, menaxhimi i kohës dhe zgjidhja e problemeve.
Aftësitë personale, të lidhura me mënyrën se si një person ndërvepron me njerëzit e tjerë dhe mjedisin përreth. Përfshijnë zgjidhjen e problemeve, fleksibilitetin dhe besueshmërinë.
Programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor janë 3 vite akademike, me ngarkesë 180 kredite. Programet e integruara janë 300 ose 360 kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 ose 6 vite akademike.
Programet në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave janë 2 vite akademike dhe me ngarkesë 120 kredite.
Programet me karakter profesional janë deri në 2 vite akademike, me ngarkesë deri në 120 kredite.
* : Programi i integruar 5-vjeçar "Master i Shkencave", **: Në procesin e Licencimit pranë Ministrisë
Përgjegjëse e Departamentit të Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit
Koordinatore e Departamentit të Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit
Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit
Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit
Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit
Kombinim ndërdisiplinor që shqyrton ndërtimin e gjinisë dhe seksualitetit në kontekste sociale, kulturore, politike, ekonomike dhe shkencore.
Fokusohet në balancimin e përgjegjësive personale, familjare dhe atoprofesionale.U ofron studentëve aftësi të transferueshme menaxhimit të jetës dhe të punësimit, përmes aktiviteteve të udhëzimit dhe zhvillimit të lidershipit.
Siguron zgjidhje të personalizuara për kushte dhe aftësi të ndryshme, duke garantuar kujdes cilësor që përmbush nevojat unike të individëve që marrin mbështetje.
Profesionistët ndihmojnë njerëzit të jetojnë të pavarur në shtëpitë e tyre nëpërmjet ndihmesës me mjekimin dhe aktivitetetë tjera që ndihmojnë në ruajtjen e cilësisë së jetës.