• 13 Nëntor 2024

Vizita Studimore e Studentëve të Vitit të Dytë në Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente

Më shumë
Vizita Studimore e Studentëve të Vitit të Dytë në Menaxhim në Turizëm, Rekreacion dhe Evente
Mbrotja e Diplomës nga studentët e MP në “Menaxhim Turizmi, Mikpritje dhe Aktivitete Çlodhëse”
  • 05 Korrik 2024

Mbrotja e Diplomës nga studentët e MP në “Menaxhim Turizmi, Mikpritje dhe Aktivitete Çlodhëse”

Më shumë
  • 17 Maj 2024

ALUMNA ANA MARIA TACE RIKTHEHET NË BARLET

Më shumë
ALUMNA ANA MARIA TACE RIKTHEHET NË BARLET
VIZITË STUDIMORE NË BIZNESIN “MRIZI I ZANAVE”
  • 13 Maj 2024

VIZITË STUDIMORE NË BIZNESIN “MRIZI I ZANAVE”

Më shumë

Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit

Turizmi dhe industritë ndërlidhur janë motorët për një zhvillim të qëndrueshem ekonomik, social dhe kulturor. Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit, i lidhur ngushtësisht me tregun e punës, ofron programe studimi të cilat synojnë që profesionistët e rinj t’i pajisin me aftësi profesionale dhe dije praktike të cilat ju vijnë në ndihmë operatoreve turistik dhe udhëtarëve. Përmes qendrave dhe instituteve ofrohen mbështetje, shërbime por dhe konsulencë për sipërmarrjet në sektorët e shërbimeve turistike. Po kështu mbështesim zhvillimin e destinacioneve dhe ofertës turistike.

Rregullore e Departamentit të Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit (PDF)

Të diplomuarit dhe të çertifikuarit në programet tona të studimit si dhe kurset afatshkurtëra kanë mundësinë e punësimit në të gjithë industrinë e turizmit si dhe institucionet shtetërore dhe private si:

  • kompani kombëtare/ndërkombëtare në sektorin e turizmit dhe organizimit të eventeve;
  • rrjetin e hotelerisë;
  • agjencitë turistike;
  • entet publike/administratën publike;
  • organizatat joqeveritare;
  • i vetëpunësuar si udhërrëfyes turistik, organizator eventesh, apo menaxher aktivitetesh rekreative

Njohja kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht si një institucion që përgatit profesionistë të aftë në fushën e turizmit dhe mikpritjes. Ndërtimi i një të ardhmje ku studentët dhe stafi akademik të jenë pjesë integrale e përfitimeve akademike teorike me ato aplikative, inovacionit dhe dixhitalizimit në fushën e turizmit.

Krijimi i një departamenti multidisiplinar, aplikativ dhe inovator, ku janë të ndërthurura teoria dhe praktika me kërkimin shkencor dhe trajnimet e vazhdueshme në industrinë e turizmit dhe sektorët ndërlidhur me të. Përgatitja e profesionistëve; ekspertizë kërkimore dhe shkencore; konsulencë; trajnim dhe çertifikim në turizëm dhe mikpritje.

Departamenti i Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit, në zbatim të strategjisë së Universitetit “Barleti”, misionit, vizionit dhe objektivave të tij, si dhe duke u bazuar në shtyllat e rëndësishme:

  • Studenti në qendër të aktivitetit
  • Ekosistem për nxitjen dhe mbështetjen e bizneseve të reja
  • Sipërmarrës dhe Inovator të gatshëm për të ndërmarrë risqe

DREJTIMET KRYESORE TË AKTIVITETIT

U drejtohet individëve që duan të kontribuojnë në zhvillimin e ofertave turistike të fokusuara në kohën e lirë që rrisin relaksimin, mirëqenien dhe kënaqësinë e përgjithshme të turistëve.

Ofrimi i kurseve dhe programeve të përsosmërisë së shërbimit, kënaqësisë së turistëve dhe efikasitetit operacional brenda kontekstit të turizmit, si menaxhimi i hoteleve, operacionet e restoranteve dhe eventeve, etj.

U drejtohet individëve që synojnë punësim në shërbimet e mikpritjes si: menaxhimi i recepsionit, marrëdhëniet me vizitorët dhe standardet specifike të shërbimit për sektorin e mikpritjes.

U drejtohet të interesuarve që synojnë aftësimin profesional në kulinari, prezantimin e ushqimit dhe menaxhimin e kuzhinës, me fokus tërheqjen e turistëve dhe përmirësimin e përvojave të tyre.

U drejtohet të gjithë individëve që synojnë aftësimin profesional dhe zhvillimin e karrierës në organizimin dhe menaxhimin e eventeve si:dasma, festivale, konferenca dhe evente kulturore.

U drejtohet të gjithë individëve që synojnë licensimin në profesionin e guidës turistike kulturore, lokale apo të specialiteteve të veçanta (hiking/zhytje/çiklizëm/alpinizëm/kajak/kanoe, etj).

Aftësimi profesional nëpërmjet trajnimeve profesionale në lidhje me tregtitë e orientuara drejt turizmit (si prodhimi i suvenireve, artizanati), sipërmarrja, marketingu dhe praktikat e turizmit të qëndrueshëm.

Studentët mund të fitojnë përvojë praktike për hartimin dhe menaxhimin e paketa të udhëtimit, operacionet e agjencive të udhëtimit, shërbimin ndaj klientit dhe mjetet dixhitale në rezervimin e udhëtimeve.

Bachelor

Programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor janë 3 vite akademike, me ngarkesë 180 kredite. Programet e integruara janë 300 ose 360 kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 ose 6 vite akademike.

Master Profesional

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional janë me 1 ose 2 vite akademike dhe me ngarkesë 60 ose 120 kredite.

* : Programi i integruar 5-vjeçar "Master i Shkencave", **: Në procesin e Licencimit pranë Ministrisë



LINJAT PROGRAMORE-SEKTORET E NDËRLIDHUR

Turizmi ndikon në shëndetin dhe mirëqenien e komuniteteve të destinacionit, duke ndikuar në ekonomitë lokale, infrastrukturën e kujdesit shëndetësor dhe shërbimet sociale. Masat efektive të shëndetit dhe sigurisë brenda sektorit janë thelbësore për të mbrojtur mirëqenien e udhëtarëve, për të nxitur besimin dhe rritjen e qëndrueshme në këtë industri.

Turizmi ka një ndikim të rëndësishëm në komunitetet lokale. Duke i dhënë përparësi mbrojtjes së mjedisit dhe higjienës së komunitetit, industria e turizmit mund të kontribuojë në mirëqenien e vizitorëve dhe të komuniteteve pritëse duke siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë të destinacioneve.

Ngjarjet sportive, turnet dhe objektet tërheqin udhëtarë nga e gjithë bota, duke kontribuar në të ardhurat nga turizmi. Kjo sinergji jo vetëm që nxit ekonomitë lokale, por gjithashtu promovon aktivitetin fizik, stilin e jetës së shëndetshme dhe angazhimin e komunitetit, duke e bërë atë një bashkëpunim jetik për të dy sektorët.

Industria e shërbimeve dhe e transportit (linja ajrore, infrastruktura rrugore, transporti tokësor dhe ujore, etj) kanë një marrëdhënie simbiotike midis tyre, të cilat janë jetësore në industrinë e turizmit për sigurimin e komoditetit dhe kënaqësisë së turistëve, duke forcuar kështu suksesin e përgjithshëm të industrisë së turizmit.