Të diplomuarit dhe të certefikuarit tanë punësohen lirisht si mësues në ciklet e arsimit paruniversitar, si: arsim parashkolor, arsim fillor, arsim i mesëm i ultë, arsim i mesëm i lartë.Nga ana tjetër diplomat tona mundësojnë punësime në:
Departamenti zhvillon një sistem të nxëni të efektshëm për studentët e mësuesisë, si dhe zhvillimin e trajnimeve për të rriturit.. Si vizion kemi krijimin e kompetencave, profesionale, të shprehura në njohuri, aftësi, qëndrime dhe vlera me synim punësimin në tregun e punës dhe mbështetje e të të nxënit gjatë gjithë jetës.
Departamenti përgatit mësues për të gjitha profilet e arsimit parauniversitar.Rezultatet e të nxënit për formimin akademik dhe atë shkencor, të shprehura në dokumentacionin kurrikular, sipas përvojave perëndimore, synojnë krijimin e një profesionisti në përshtatje me zhvillimet e vendit, por dhe konform kërkesave dhe kritereve ligjore.
Departamenti bazohet në shtyllat e institucionale duke u fokusuar në veprimtaritë akademike, në veprimtaritë studentore dhe komunitare; në veprimtaritë kërkimore, shkencore dhe aplikative, në veprimtaritë administrative, si dhe në veprimtaritë e sipërmarrjeve që janë ngritur.
Departamenti mbulon në ciklet bachelor dhe master lëndë/module formimi që lidhen thelbësisht me shkencat e edukimit që ndikojnë në formimin tërësor të stduentëve në fushën e edukikmit, të psikologjisë dhetë punës sociale.
Departamenti ofron zbatimin e programit të Shkollës së Drejtorëve, që certifikon drejtues të institucioneve arsimore parauniversitare.
Procesi i mësimdhënies dhe të nxënit bazohet tërësisht në ndërveprimin aktiv pedgaog-student/I rritur, i ndërthurur në mënyrë harmonike me përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit.
Për zhvillimin e vazhdueshëm, profesional të mësueseve të arsimit parashkollor ofrojmë kurse dhe trajnime afatshkurtëra që mbështesin punën e përditshme të mësueseve të kopshtit.
Për mësuesit e cilkit fillor ofrojmë kurse dhe trajnime afatshkurtëra të akredituara, me kredite, por dhe programin Master në Mësimdhënie dhe të nxënë
Për mësuesit lëndore oforjmë ofrojmë kurse dhe trajnime afatshkurtëra të akredituara, me kredite, por dhe mastera në “Gjuhë dhe komunikim”, “Arte”, “TIK”, Shoqëria dhe Mjedisi”, “Shkenca Sociale.
Për mësuesit ndihmës ofrojmë kurse dhe trajnime afatshkurtëra të akredituara, me kredite, por dhe Master në Arsim Special
Për të rriturit dhe personelin arsimor parauniversitar ofrojmë kurse afatshkurtëra, të akredituara, me kredite për tematika që lidhen me formimin tërësor të individit.
Programet në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional janë me 1 ose 2 vite akademike dhe me ngarkesë 60 ose 120 kredite.
* : Programi i integruar 5-vjeçar "Master i Shkencave", **: Në procesin e Licencimit pranë Ministrisë
Përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional
Koordinatore e Departamentit të Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional
Departamenti i Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional
Departamenti i Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional
Departamenti i Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional
Departamenti i Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional
Departamenti i Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional
Departamenti i Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional
Nëpërmjet projekteve, produkteve dhe veprimtarive të larmishme brenda dhe jashtë vendit mundësohet një mbështetje dhe formim cilësor i të rriturve nga fusha dhe disiplina të ndryshme që lidhen me shkencat e edukimit.
Zhvillimi i kurrikulës së shkollave profesionale, mësimdhenia dhe të nxënët me anë të lëndëve dhe moduleve profesionale, praktike, arsimimi dual, lidhja e shkollës me tregun e punës janë tematika që mbështesin Arsimin dhe Formimin Profesional;
Programet dhe kurset e vijueshme të trajnimit dhe certifikimit të të rriturve, të licensuara dhe të akredituara, me një shumëllojshmëri tematikash, modulesh janë një mundësi e zhvillimit gjatë gjithë jetës.
Ofrimi i mentorimit dhe coaching në praktika në institucione arsimore, në Qendra të Zhvillimit Social të Fëmijëve, apo në kompani e biznese jopublike, janë pjesë e formimit të domosdoshëm më aftësitë praktike tek të rrriturit.