Kërkimi Shkencor i Aplikuar dhe Inovacioni në industrinë e turizmit është një nga shtyllat bazë të funksionimit të Departamentit të Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit (DTMR). Hartimi i planeve të zhvillimit të një turizmi të qëndrueshëm, planeve të menaxhimit, inovacioni, konsulenca profesionale, implementimi i projekteve si dhe organizimi i eventeve shkencore nga depatamenti, janë disa nga objektivat e departamentit, të cilat demostrojnë kërkimin shkencor të aplikuar dhe inovacionin në turizëm, mikpritjes dhe rekreacion.
Dokument/at dhe Link:
- Kërkimi Shkencor në DTMR (PDF)
- Article - Geosite valorization of Ohrid-Prespa Transboundary Biosphere Reserve (PDF)
- Article - Lura National Park values for geotourism development (PDF)
- Geotourism potential of Zall Gjoçaj national park and the area nearby (PDF)
- Safety manual COVID-19 - Cycling (PDF)
- Safety manual COVID-19 - Guesthouses (PDF)
- Safety manual COVID-19 - Walking Trekking (PDF)
- Safety manual COVID-19 - Cultural Tours (PDF)
Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit zhvillon veprimtarinë e vet kërkimore shkencore në fushat e Psikologjisë dhe Punës Sociale si dhe disiplina të ngjashme apo të ndërthurrura. Në përputhje me vizionin dhe objektivat strategjikë, prioritetet në fushën e kërkimit janë përcaktuar në disa drejtime kryesore kërkimore. Në fushën e psikologjisë, kërkimi shkencor fokusohet nëçështje të psikologjisë shkollore, të zhvillimit dhe shëndetit, duke synuar prodhimin e një kërkimi shkencor i cili është në linjë me programet studimore të ofruara nga departamenti, dhe mundëson përfshirjen e studentëve në punë kërkimore, sidomos në nivelin master shkencor. Disa nga interesat kërkimore në fushën e psikologjisë përfshijnë: Depresioni dhe ankthi në adoleshencë,Sjelljet shëndetësore/përdorimi i substancave/varësitë, Motivimi dhe arritjet akademike, Cilësia e jetës përgjatë zhvillimit,Shëndeti mendor në shoqërinë post covid etj.
Në fushën e punës sociale, kërkimi shkencor fokusohet në politikat dhe shërbimet e mirëqënies sociale në sistemin arsimor apo atë shëndetësor, si dhe punën sociale me individin, familjen apo grupin.Kërkimi shkencor ka në fokus të kuptojë dhe adresojë disa nga problemet sociale më të ngutshme të shoqërisë shqiptare të tilla si varfëria, papunësia, gjakmarrja, trafikimi në persona, dhuna në familje, abuzimi seksual etj. Për këtë qëllim, studiuesit tanë duke përdorur metoda të kërkimit sasior dhe cilësor tentojnë të evidentojnë dhe nxjerrin në pah përvojat reale të individëve, grupeve dhe komuniteteve në Shqipëri.Prioritetet kerkimore përfshijnë: Efektiviteti i politikave dhe shërbimeve sociale, Punësimi i grave/ Diskriminimi i grave në tregun e punës, Mirëqenia e fëmijëve, Dhuna në familje, Abuzimi seksual etj.
Departamenti i Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit mbështet punën kërkimore të pedagogëve përmes organizimit të Konferencës vjetore të Departamentit, si dhe nxit përfshirjen në punë kërkimore të studentëve përmes Konferencës Ndërstudentore.Përvec këtyre aktiviteteve të përvitshme, institucioni organizon edhe një sërë aktivitetesh si trajnime apo tryeza të rrumbullakëta, të cilat mundësojnëzgjerimin e networkut, dhe krijimin e grupeve kërkimore përtej institucionit me kolegë dhe profesionistë të fushës, brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Dokument/at dhe Link:
- Kërkimi Shkencor në DSHSSH (PDF)
- Mother Employment And The Role Of Care Services In Albania (PDF)
- THEORETICAL MODELS EXPLAINING PROBLEMATIC INTERNET USE: A SYSTEMATIC REVIEW (PDF)
- Towards formal labor market – victims’ perspective (PDF)
- Safety manual COVID-19 - Cycling (PDF)
- Safety manual COVID-19 - Guesthouses (PDF)
- Safety manual COVID-19 - Walking Trekking (PDF)
- Safety manual COVID-19 - Cultural Tours (PDF)
DEFS ka vendosur si objektiva te këtij drejtimi:
1. Studimin e ndikimit të aktivitetit fizik mbi shëndetin e ushtruesve të të gjitha moshave, duke synuar evidentimin e rëndësisë dhe vlerave që ka ky aktivitet për popullsinë e përfshirë në të.
2. Studimin e sportit elitar në komponentët e tij teknikë, taktikë, organizativë, financiarë dhe juridik.
3. Hartimin e syllabeve moderne dhe riformatimin e leksioneve në cdo lëndë të kurrikulave të bachelorit dhe masterave.
4. Përafrimin e kurrikulës sonë me nevojat reale që ka tregu i edukimit fizik e sportit. Ky është një proces kompleks që kërkon një studim e vëzhgim serioz e konstant.
5. Shndërrimi i Barletit në një laborator ku aplikohen të rejat e fundit të kërkimit shkencor në sport dhe aktivitet fizik.
Kërkimi shkencor është pjesë organike e Departamentit të Shkecnave të Edukimit dhe Trajnimit Profeisonal. (DSHETP) Ai zhvillohet nëpërmjet projekteve dhe ka kryesisht natyrë aplikative. Kërkimi zhvillohet në bashkëpunim me universitete brenda dhe jashtë vendit, me organizata donatore që mundësojnë realizimin e studimeve dhe në veçanti mbështetjet për procese të mbledhjes së të dhënave në terren për kërkime të fushave të ndryshme që lidhen me edukimin. Fushate e kërkimit lidhen me pasurimin e kurrikulës, metodologjitë e mësimdhënies dhe të nxënët, aftësitë kros + esktrakurrikulare, menaxhimin në arsim, fëmijët me aftësi të kufizuara, TIK në edukim, të drejtat e fëmijëve, vlerësimi dhe vetëvlerësimi në arsim, trajnimi i të rriturve, STEAM,etj.
Kërkimi shkencor zbatohet nëpërmjet hapave, si: