© Copyright 2005 - 2019, SHLUJ "Universiteti Marin Barleti" - Tiranë. Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Fakulteti i Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit

PROGRAMET E STUDIMIT

Fakulteti ka ndërtar programee studimi moderne dhe, me formimin në ‘to, ofron diploma dëshmuese të aftësive të larta e speciale profesionale në fusha të ndryshme të aktiviteteve të edukimit fizik dhe sporteve, të mësuesisë në këtë fushë, krahas diplomave me vlera në fusha me interes social si Psikologji dhe Punë Sociale, duke përvijjuar një formim në shkencat e sjelljes dhe duke hapur horizontet e mëtejëshme për shkencat mjekësore në të ardhmen. Lidhur ngushtë me këto formime, aspektet moderne të formimit të ekspertëve dhe menaxherëve bashkëkohorë të turizmit dhe të rekreacionit publik janë nga më të arrirat e kohës në vend.

Diploma Bachelor

Programet e ciklit të parë të studimeve Bachelor janë 3 vite akademikë, me ngarkesë 180 kredite. Programet e integruara janë 300* ose 360* kredite dhe kohëzgjatja normale është 5 ose 6 vite akademikë.

Diploma Master Profesional

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional janë me 1 ose 2 vite akademikë dhe me ngarkesë 60 ose 120 kredite.

Diploma Profesionale

Programet me karakter profesional janë deri në 2 vite akademikë pas arsimit të mesëm të lartë, me ngarkesë deri në 120 kredite

Diploma Master Shekncor

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master i Shkencave janë 2 vite akademikë dhe me ngarkesë 120 kredite.

REGJISTROHU NË NEWSLETTER