| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | Prof. Assoc. Dr. / Lektor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Doktor i Shkencave, Profesor Universitar Artan Pogoni me një formim të gjerë akademik, i mbështetur në kater diploma universitare. Ai ka ndërtuar karrierën e tij në fushën e shkencave sportive, duke u fokusuar në rekreacionin sportiv dhe në metodologjitë e trajnimit sportiv. Interesat e tij akademike dhe profesionale lidhen ngushtë me zhvillimin e praktikave bashkëkohore në edukimin fizik dhe sportin, si dhe me promovimin e rekreacionit si pjesë e rëndësishme e mirëqenies sociale. |
| POZICIONI | Në aspektin administrativ, Prof. Asc. Dr. Pogoni mban detyrën e Përgjegjësit të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sportit në Fakultetin e Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit të Universitetit “Barleti”. Ai është gjithashtu anëtar i Senatit Akademik të këtij universiteti, duke kontribuar në vendimmarrjen institucionale dhe në zhvillimin e politikave akademike. |
| KONTRIBUTET | Angazhimi kërkimor është e përqendruar në fushën e stërvitjes sportive, volejbollit dhe rekreacionit sportiv. Ai ka një kontribut të qëndrueshëm në literaturën shkencore, me 12 botime akademike dhe 2 tekste mësimore, të cilat shërbejnë si referencë për studentët dhe profesionistët e fushës. Përmes këtyre botimeve, Dr. Pogoni ka ndikuar në pasurimin e bazës teorike dhe praktike të shkencave sportive në Shqipëri. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Në nivel ndërkombëtar, Prof. Asc. Dr. Pogoni është aktiv në rrjete profesionale dhe akademike, duke qenë anëtar dhe koordinator projektesh të rëndësishme europiane si Tempus dhe Erasmus+. Përmes këtyre angazhimeve, ai ka kontribuar në zhvillimin e projekteve bashkëpunuese, në shkëmbimin e eksperiencave dhe në integrimin e praktikave inovative në fushën e edukimit fizik dhe sportit. |