FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE, TURIZMIT DHE SPORTIT

MSc. Astrit Hafizi

MSc. Astrit Hafizi

Shkarko CV Akademike
GRADË DHE POZICION AKADEMIK MSc. / Asistent Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Profesor Astrit Hafizi është Master i Shkencave dhe asistent lektor, me një karrierë të gjatë dhe të konsoliduar në fushën e edukimit fizik dhe sporteve. Ai është i diplomuar me dy diploma universitare dhe ka dhënë kontribute të rëndësishme në sportin shqiptar, fillimisht si lojtar i Kombëtares së Futbollit dhe më pas si trajner, duke u bërë një figurë e njohur dhe e respektuar në historinë e futbollit shqiptar.
POZICIONI Eksperienca e tij profesionale është e gjerë dhe e larmishme në fushën e edukimit fizik dhe në lojrat kolektive, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në formimin e lojtarëve të rinj dhe në zhvillimin e kulturës sportive. Paralelisht, ka ushtruar detyrën e trajnerit me ekipe të ndryshme futbolli, duke ndikuar në përgatitjen dhe rritjen e performancës së sportistëve me metoda bashkëkohore.
KONTRIBUTET Në aspektin akademik, Profesor Hafizi ka një eksperiencë të gjatë si pedagog i lëndës së futbollit, në teori dhe praktikë, pranë Universitetit “Marin Barleti”. Përmes mësimdhënies së tij, ai ka kontribuar në formimin e studentëve dhe në zhvillimin e metodologjive bashkëkohore për trajtimin e futbollit si disiplinë akademike dhe sportive.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Është aktiv në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare, pjesë në shumë organizata të futbollit brenda dhe jashtë vendit, duke kontribuar në zhvillimin e politikave të kërkimit shkencor në formimin e studentëve dhe në zhvillimin e metodologjive bashkëkohore në futboll.