| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | MSc. / Asistent Lektor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Asistent pedagog i shkencave sportive me një përvojë prej 5 vitesh në arsim dhe trajnime në fushën e shkencave sportive. Ka kryer studimet bachelor dhe Master i Shkencave në fushën e Edukimit fizik dhe sporteve. |
| POZICIONI | Pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Edukimit Fizik dhe Sporteve në Universitetin “Barleti” prej 4 vitesh. Ka përvojë si mësues i edukimit fizik në arsimin parauniversitar. I angazhuar si trajner dhe instruktor i palestrës “Barleti Fitness” për veprimtaritë fizike të gjimnastikës dhe arteve marciale. |
| KONTRIBUTET | Kontribuon në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në fushën e Edukimit fizik dhe sporteve në drejtimet e shkencave të gjimnastikës, fitnesit, si dhe me hulumtime dhe testime fizike të studentëve të sporteve në lëndët praktike sportive. Në proces hartimi dhe zhvillimi të literaturës dhe teksteve lëndore për shkencat e Edukimit Fizik dhe Fitnesit. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | I angazhuar në mësimdhënie dhe kërkim shkencor si anëtar i Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve, por i angazhuar edhe në punë administrative të institucionit. Anëtar dhe organizator i talenteve të reja në sporte, si dhe i përfshirë në projektet sportive, në organizimin e bashkëpunimeve të studentëve në ngjarje sportive, promovuese dhe argëtuese. |