| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | Prof. Assoc. Dr. / Profesor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Doktor i Shkencave të Edukimit, Profesor i Asociuar, me formim universitar në Mësuesi dhe në Drejtësi. Më përvojë afro 30 vite, ku përfshihen; mësimdhëna, shërbimi në administratën publike, mësimdhënia, kërkimi shkencor dhe drejtimi akademik në IAL. Mban dy diploma universitare dhe ka ndërtuar veprimtarinë e tij akademike në ndërthurjen dhe ndikimin shkencave të Edukimit, shkencave Sportive dhe shkencave Juridike në zhvillimin e individit dhe shoqërisë. |
| POZICIONI | Në IAL, ka mbajtur role drejtuese akademike si Dekan dhe si anëtar i organeve drejtuese. Në Shërbimin Civil ka mbajtur role të nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive dhe të nivelit të ulët drejtues. Aktualisht, personel akademik i kategorisë Profesor në lëndë/module të fushës së Edukimit dhe Mësimdhënies. |
| KONTRIBUTET | Angazhimi kërkimor është fokusuar në fushën e Edukimit; metodologjitë dhe modelet e mësimdhënies; të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve; rolin dhe kontributin e sportit në zhvillimin ekonomik. Autor i mbi 20 publikimeve shkencore, si dhe bashkautor në hartimin e programeve mësimore në arsimin parauniversitar dhe udhëzuesve metodologjik në mbështetje të mësuesve. Ka udhëhequr disa diploma të studentëve të programeve të ciklit të dytë, Master i Shkencave. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Është aktiv në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në fushat e interesit të zhvillimit të politikave të arsimit parauniversitar, arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. |