FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE, TURIZMIT DHE SPORTIT

Dr. Elda Mamoci

Dr. Elda Mamoci

Shkarko CV Akademike
GRADË DHE POZICION AKADEMIK Dr. / Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Doktor i Shkencave në Turizëm, me mbi 15 vite përvojë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe drejtim akademik. Ka ndërtuar veprimtarinë akademike në ndërthurjen e trashëgimisë kulturore, gjeografisë së aplikuar dhe industrive kreative, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe inovacionit në turizëm.
POZICIONI Ka mbajtur dhe mban role të rëndësishme drejtuese akademike, përfshirë: Dekan i Studentëve, pedagoge me kohë të plotë, koordinatore e Youth Act, përgjegjëse e Departamentit të Industrive Kreative (2020–2021), koordinatore në Barleti Institute for Research and Development (BIRD).
KONTRIBUTET Angazhimi kërkimor është fokusuar në aplikime ndërdisiplinore të teknologjive digjitale, trashëgimisë kulturore dhe turizmit të qëndrueshëm, me kontribut të vazhdueshëm në botime shkencore dhe projekte kërkimore. Autor i mbi 25 publikimeve shkencore në revista dhe konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Është aktive në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e kapaciteteve kërkimore, menaxhimin e destinacioneve turistike, inovacionin në edukim dhe promovimin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore, si dhe në organizimin e aktiviteteve shkencore dhe kulturore.