FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE, TURIZMIT DHE SPORTIT

Dr. Jonida Haxhiu

Dr. Jonida Haxhiu

GRADË DHE POZICION AKADEMIK Dr. / Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Diplomë ‘Psikologji klinike”– Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Edukimit dhe Psikologjisë–2005; Diplomë Master, “Këshillimi Psikologjik”– Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale, Departamenti i Edukimit dhe Psikologjisë– 2008; Doktor i Shkencave në Psikologji– Universiteti i Tiranës, Fakulteti I Shkencave Sociale, Departamenti I Edukimit dhe Psikologjisë– 2015
POZICIONI Lektore, staf akademik. Aktualisht koordinatore në Zyra e Sistemit Kommbëtar të të Dhënave për Drogën, Instituti i Shëndetit Publik. Për disa vite drejtuese e Sektorit të Shëndetit Mendor, Instituti i Shëndetit Publik.
KONTRIBUTET Angazhimi kërkimor është fokusuar në aspekte të ndryshme, të tilla si psikologjia e shëndetit, promovimi i shëndetit mendor, parandalimi i varësisë me droga, etj. Autore e një libri, dhe shumë artikujve, në revista e buletine shkencore.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Pjesëmarrëse aktive në kongrese, konferenca, seminare e trajnime profesionale brenda dhe jashtë vendit. Pjesë e grupeve të punës në hartimin e strategjive, plane veprimi, fushata kombëtare sensibilizimi në fushën e shëndetit mendor, parandalimi i varësisë e abuzimit me droga, etj. Po ashtu aktive në rrjetet profesionale, të tilla si Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë; Anëtare për dy mandate e Komisionit të Etikës dhe Gjykimit Disiplinor. Aktive në median vizive dhe të shkruar.