© Copyright 2020 - Universiteti Marin Barleti - Tiranë.
Të Gjitha Të Drejtat Të Rezervuara

Cel: +355 69 20 62 086 / +355 69 20 41 222
Email:info@umb.edu.al

Fakulteti i Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit

Departamenti i shkencave të edukimit dhe trajnimit profesional

Departamenti Shkencave të Edukimit dhe TrajnimitProfesional (DSHETP) ofron dhe koordinon programe e kërkime në fushat e edukimit; zbaton e monitoron programe dyvjeçare, profesionale në bashkëpunim të ngushtë me departamentet përkatëse të universitetit, të cilat mbulojnë procesin e tyre, akademik.Ai menaxhon studime master, në fushën e mësimdhënies dhe të nxënit, program për formimin e drejtuesve të ardhshëm të institucioneve arsimore, por dhe kualifikime të vijueshme për mësues, drejtues të edukimit, për tematika që lidhen me nevojat e arsimit parauniversitar. Në të njëjtën kohë, departamenti ndërvepron me departamentet e tjerë për zbatimin efektiv të programeve lëndore që lidhen me kurrikulën dhe edukimin në tërësi.

Misioni i Departamentit DSHETP synon të përgatisë profesionistë në gjendje për të analizuar procese të rëndësishme në nivel individual e kolektiv në fushën e edukimit, por dhe profesionistë të formimit dhe kualifikimit profesional, si dhe mbështet të nxënët gjatë gjithë jetës.Objektiva të mirëpërcaktuar, akademikë dhe shkencorë të departamentit, plane mësimore e programe lëndore të konceptuara, bazuar në përvoja të suksesshme, perëndimore, synojnë krijimin e një profili të qartë dhe të dallueshëm në përshtatje me kushtet dhe zhvillimet e vendit, por dhe konform kritereve dhe formateve zyrtare të kërkuara nga MASR. Ofrojmë programe, kurse, diploma e certifikataDSHETP ofron program studimi në ciklin master në edukim me profil “Mësimdhënie dhe të nxënë” me 120 kredite në dy vite akademike; zbaton dhe mbikqyr zhvillimin e programeve dyvjeçare, profesionale të departamenteve të universitetit, ofron programin e formimit për drejtues të institucioneve arsimore, parauniversitar të akredituar nga Shkolla e Drejtorëve, mbrojtje të gjuhës angleze në bashkëpunim me “Pearson”, por dhe module dhe programe trajnimi me kredite, të cilat vlejnë për zhvillimin profesional dhe të vijueshëm të mësuesve dhe drejtuesve të institucioneve arsimore, parauniversitare.

Broshura e departamentit (PDF)
Diploma Master Profesional

Programet në ciklin e dytë të studimeve Master Profesional janë me 1 ose 2 vite akademikë dhe me ngarkesë 60 ose 120 kredite.



REGJISTROHU NË NEWSLETTER