| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | MSc. / Asistent Lektor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | MSc. Alma Gjoni ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Dega Anglisht. Pas diplomimit, ajo ka punuar si mësuese e gjuhës angleze në arsimin parauniversitar dhe si pedagoge e jashtme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike dhe Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka ndjekur trajnime dhe programe certifikimi ndërkombëtare në fushën e arsimit, duke forcuar aftësitë pedagogjike dhe profesionale. |
| POZICIONI | Aktualisht, znj. Gjoni punon në Universitetin “Barleti” si Koordinatore e Zyrës së Pranimeve të Studentëve Ndërkombëtarë dhe Koordinatore e Njësisë së Projekteve Ndërkombëtare dhe Erasmus+. Ajo ka shërbyer gjithashtu në Njësinë e Arkivë-Protokollit dhe si Asistente e Burimeve Njerëzore për katër vite. Aktualisht, është pjesë e Departamentit të Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit në Fakultetin e Shkencave Sociale. |
| KONTRIBUTET | Znj. Gjoni ka dhënë mësim për studentët e vitit të parë në programet Bachelor dhe profesional, përfshirë “Shkenca Kompjuterike” dhe “Mirëmbajtje e Rrjeteve Kompjuterike”. Ajo ka përfunduar trajnime dhe certifikime ndërkombëtare, duke ndihmuar në zhvillimin e kapaciteteve të saj pedagogjike dhe në përmirësimin e praktikave mësimore. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Znj. Gjoni është koordinatore e Zyrës së Ndërkombëtarizimit dhe pjesë e Departamentit të Shkencave të Sjelljes dhe Shëndetit. Ajo është e angazhuar në programin Erasmus+ dhe interesat e saj përfshijnë menaxhimin e projekteve, bashkëpunimin akademik dhe mbështetjen e studentëve ndërkombëtarë. |