FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE, TURIZMIT DHE SPORTIT

Dr. Angjelina Vuksani

Dr. Angjelina Vuksani

Shkarko CV Akademike
GRADË DHE POZICION AKADEMIK Dr. / Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Doktor i Shkencave, pedagoge dhe menaxhere projektesh me profil akademik dhe profesional të konsoliduar në sigurinë ushqimore, vlerësimin dhe menaxhimin e riskut, politikat agro-ushqimore dhe menaxhimin e projekteve të financuara nga BE. Ajo ka mbi 20 vite përvojë profesionale që ndërthur akademinë, administratën publike dhe projektet e aplikuara në sektorin agro-ushqimor. Mbart katër diploma universitare.
POZICIONI Dr. Vuksani është lektore në Universitetin Barleti si dhe ka mbajtur pozicione të larta drejtuese në administratën shtetërore, si Drejtoreshë e Drejtorisë së Vlerësimit të Riskut dhe Drejtoreshë e Drejtorisë së Menaxhimit të Riskut.
KONTRIBUTET Kontributi kërkimor është përqëndruar në fushën e ushqimit, të bujqësisë dhe të legjislacionit që lidhen me to, përmes publikimit në revista shkencore prestigjioze, duke zhvilluar dhe konsoliduar kapacitetet institucionale kërkimore. Autor i 22 publikimeve shkencore.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Angazhohet në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e ekosistemeve inovative dhe në hartimin e politikave në fushën e ushqimit dhe kërkimit shkencor, si dhe në proceset e integrimit evropian. Ka përvojë në mësimdhënie universitare dhe interes të veçantë në zhvillimin rural, agroturizmin dhe krijimin e vlerës së qëndrueshme në zinxhirët agro-ushqimorë. Ajo është aktive në komunitete ndërkombëtare profesionale, duke kontribuar në proceset strategjike, qeverisëse dhe në rritjen e vizibilitetit publik përmes komunikimit dhe angazhimit mediatik si eksperte e sigurisë ushqimore. Ekspertiza e saj sjell vlerë të shtuar në menaxhimin e projekteve të financuara nga BE, bashkëpunimin me aktorët institucionalë dhe sektorin privat, si dhe në mbështetjen e politikave që nxisin inovacionin, cilësinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke siguruar koordinim, zbatim efektiv, raportim dhe përputhshmëri me standardet kombëtare dhe evropiane.