FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE, TURIZMIT DHE SPORTIT

MSc. Erion Muca

MSc. Erion Muca

Shkarko CV Akademike
GRADË DHE POZICION AKADEMIK MSc. / Asistent Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Kandidat për Doktor Shkencash dhe Lektor Universitar me formim shumë disiplinor dhe mbi 20 vite përvojë në mësimdhënie, drejtim dhe menaxhim, kërkim shkencor dhe aplikativ, trajnime, drejtim dhe menaxhim projektesh si dhe në PR, Media dhe Marketing, Arsim dhe Formim Profesional. Zotërues aftësish dhe njohurish si dhe pjesëmarrës në qindra kualifikime shkencore dhe profesionale, specializime, trajnime, kërkime, hulumtime, investigime si dhe prezence në media si ekspert. Ka ndërtuar veprimtarinë e tij profesionale dhe akademike në integrimin e studimeve të avancuara lidhur me punësimin dhe karrierën, çështjeve të emigracionit, shkencave të komunikimit, marrëdhënieve me publikun, marketingut, burimeve njerëzore, trajnimeve/testimeve/certifikimeve, ekspertizës në fushën e turizmit, medias, fushën e projekteve si dhe konsulencës në standartizimin dhe modernizimin e bizneseve.
POZICIONI Ka mbajtur dhe mban pozicione të rëndësishme drejtuese dhe profesionale, përfshirë: Drejtues i Strukturës së Trajnimeve “Barleti Skills Academy Albania”; Drejtues i Programit “Steam+ Albania”, Drejtues i Nismës “Sfida dhe Konkurse”; Drejtues Departamentesh në Sipërmarrje dhe Kompani, Drejtues Departamenti Marketingu dhe PR-i, Drejtues Projektesh, Drejtues Sipërmarrjesh dhe Iniciativash Start-Upi, Drejtues Operacional Promovimi; Drejtues i Departamenteve të Shërbimit ndaj Klientit.
KONTRIBUTET Angazhimi kërkimor dhe përvojat studimore dhe drejtuese profesionale janë fokusuar në çështjet e punësimit, karrierës, kapitalit njerëzor, trajnimeve/testimeve/certifikimeve, emigracionit, marketingut, PR-it, medias, burimeve njerëzore, projekteve, standartizimit dhe modernizimit të biznesit. Autor dhe hartues i 294 artikujve analitikë dhe publicistikë në media, 24 publikimeve shkencore dhe 25 manualeve profesionale mbi promovimin, marketingun dhe PR-in dhe zhvillimin e kulturës organizative dhe promovimin e brendshëm në karrierë, mentor/coaching/konsulent i 56 CEO-ve/drejtuesve të kompanive dhe institucioneve si dhe hartues dhe zhvillues i 267 programeve të trajnimeve profesionale mbi rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore në kompani, biznese, institucione dhe organizata.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Është aktiv në rrjetet akademike dhe profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar sidomos në hartimin dhe zbatimin e programeve për mbështetjen dhe promovimin e talenteve të reja në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Hartues, menaxhues dhe pjesëmarrës në projekte mbi talentet e reja, implementimin dhe promovimin e metodologjive të reja në edukim (STEAM), rritjen e kapaciteteve në arsimin dhe formimin profesional, rritjen e kapaciteteve në arsimin e lartë, fuqizimin dhe aktivizimin e të rinjve në politikbërje, vendimmarrje, media si dhe në shoqërinë civile.