FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE, TURIZMIT DHE SPORTIT

Dr. Florina Pazari

Dr. Florina Pazari

Shkarko CV Akademike
GRADË DHE POZICION AKADEMIK Dr. / Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Dr. Florina Pazari është Doktore e Shkencave dhe lektore universitare me mbi 14 vite përvojë në arsimin e lartë, aktualisht në fazë finalizimi për marrjen e titullit akademik Profesor i Asociuar. Ajo ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master i Shkencave në Gjeografi në Universitetin e Tiranës, si dhe studimet doktorale në fushën e zhvillimit territorial dhe turizmit të qëndrueshëm. Veprimtaria e saj akademike përfshin mësimdhënie, kërkim shkencor, mentorim studentësh dhe zhvillim kurrikule.
POZICIONI Përgjegjëse e Departamentit të Turizmit, Mikpritjes dhe Rekreacionit në Universitetin Barleti. Drejtore Ekzekutive e Institutit Shqiptar për Kërkim Publik. Drejtore e Institutit për Kërkim dhe Zhvillim Barleti (2021–2023). E angazhuar në drejtimin akademik, sigurimin e cilësisë, zhvillimin institucional dhe menaxhimin e projekteve kërkimore.
KONTRIBUTET Autore e mbi 25 publikimeve shkencore në revista të indeksuara dhe autore/pjesëmarrëse në mbi 35 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Kontribut i vazhdueshëm në studimet mbi turizmin e qëndrueshëm, trashëgiminë kulturore dhe natyrore, GIS dhe zhvillimin rural. E përfshirë në projekte kërkimore të financuara nga programe kombëtare dhe ndërkombëtare.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Është aktive në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e kërkimit shkencor, inovacionit dhe politikave të zhvillimit të qëndrueshëm në turizëm. Lektore në programet Bachelor dhe Master në fushat e turizmit, gjeografisë dhe planifikimit territorial. Kontribuon në hartimin e programeve të studimit, syllabus-eve dhe materialeve didaktike. Udhëheqëse e temave Bachelor dhe Master dhe mentore për studentë dhe të rinj studiues. E angazhuar në projekte me financim nga BE, UNDP dhe programe rajonale, me fokus në zhvillimin e destinacioneve turistike, biodiversitetin, agroturizmin, fuqizimin e komuniteteve lokale dhe digjitalizimin në turizëm.