| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | PhD. / Lektor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Ph.D. (Dr. Rer. Nat.) nga “Friedrich Schiller University” Jena, Gjermani, Master of Science (M.Sc.) dhe Diploma e Studimeve Pasuniversitare (DSPU) nga Mediterranean Agronomic Institute of Chania (MAICh), Kretë, Greqi, Diplomë në Inxhineri pyjesh, Universiteti Bujqësor, Tiranë. Lektor universitar me formim në fushen e ekologjisë, me përvojë shumëvjeçare në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe drejtim akademik. |
| POZICIONI | Ka mbajtur role të rëndësishme drejtuese akademike, përfshirë: Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Kërkim dhe Zhvillim Barleti (BIRD); Dekan i komanduar i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara në Universitetin “Marin Barleti”; Përgjegjës Departamenti “Menaxhim Biznesi” në po këtë Universitet; Dekan i Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën – Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, etj. |
| KONTRIBUTET | Autor dhe bashkeautor në shumë botime shkencore, përfshirë një libër dhe disa kapituj librash, 7 artikuj si “Conference proceeding”, mbi 20 artikuj shkencorë nga të cilët 9 në revista me “impact factor”, 760+ citime, h-index 8 dhe i10-index 7, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushën e mjedisit dhe turizmit të qëndrueshëm. Recensues në revistat Tree Physiology dhe Journal of Experimental Botany, etj. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Është aktiv në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare. Fitues i disa granteve për kërkime dhe udhëtime nga agjenci të njohura përfshirë: (1) DAAD; (2) Max Planck Society; (3) ESF; (4) BMBF; (5) Phytochemical Society of Europe; (6) Rufford Small Grant for Nature Conservation (RSG), etj. Fushat e interesit akademik dhe kërkimit shkencor përfshijnë: Ekologjinë urbane; Biodiversitetin; Zhvillimin e qëndrueshëm rural dhe turizmin; Vlerësimin e ndikimit në mjedis (EIA/SEA). |