FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE, TURIZMIT DHE SPORTIT

MSc. Gert Metani

MSc. Gert Metani

GRADË DHE POZICION AKADEMIK MSc. / Asistent Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Gert Metani ka një formim akademik ndërdisiplinor në fushat e Shkencave Sportive, Drejtësisë dhe Sigurisë. Ai ka përfunduar studimet Bachelor në “Shkencat e Lëvizjes” dhe Master i Shkencave në “Aktivitet Fizik dhe Shëndet” pranë Universitetit të Sporteve të Tiranës. Formimi i tij akademik përfshin gjithashtu fushën e drejtësisë dhe sigurisë. Ai ka përfunduar Bachelorin në Drejtësi pranë Universitetit të Tiranës (2020), si dhe Masterin e Shkencave në Drejtësi pranë Universitetit Europian të Tiranës (2023), ku është vlerësuar me Certifikatë Ekselence. Gjithashtu, është diplomuar në Akademinë e Sigurisë dhe ka përfunduar Shkollën e Avokatisë. Kombinimi i formimit në Shkencat Sportive, Drejtësi dhe Siguri i jep profilit të tij një karakter të veçantë ndërdisiplinor, veçanërisht në fushat e sportit, sigurisë, stërvitjes sportive dhe së drejtës sportive.
POZICIONI Në aspektin akademik, Gert Metani është aktualisht pedagog me kohë të plotë pranë Universitetit Barleti, në Fakultetin e Shkencave Sociale, Turizmit dhe Sportit, Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve. Gjithashtu, ai është pedagog me kohë të pjesshme në Universitetin e Sporteve të Tiranës dhe ish-pedagog në Departamentin e Psikologjisë, Edukimit dhe Sporteve në Universitetin Europian të Tiranës. Prej vitit 2021 kontribuon në mësimdhënie dhe zhvillimin e programeve studimore në fushën e Edukimit Fizik dhe Sporteve. Veprimtaria e tij mësimore përfshin disiplinat që lidhen me teorinë dhe metodologjinë e stërvitjes, fitnesin, performancën sportive dhe fusha të tjera të lidhura me sportin.
KONTRIBUTET Veprimtaria profesionale dhe kërkimore përqendrohet në Shkencat Sportive, Edukimin Fizik dhe Shëndetin, të Drejtën Sportive, Teknologjinë në Sport dhe Menaxhimin Sportiv. Kërkimi i tij shkencor përfshin studimin e metodave bashkëkohore të stërvitjes dhe efekteve të tyre në performancën fizike dhe neuromuskulare. Ai ka marrë pjesë në aktivitete akademike dhe kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe në programe të mobilitetit Erasmus+, duke zhvilluar përvoja mësimdhënieje pranë Uppsala University në Suedi, Universitetit “Dunărea de Jos” në Galați të Rumanisë dhe Universitetit të Valladolidit në Spanjë. Gert Metani angazhohet gjithashtu si menaxher projektesh në fushën e sportit.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Fushat e tij të interesit përfshijnë Shkencat Sportive, Edukimin Fizik, Fitness & Wellness, Strength & Conditioning dhe CrossFit. Profili i tij profesional plotësohet nga përvoja e mëparshme në Forcat Speciale RENEA të Policisë së Shtetit Shqiptar, si dhe nga eksperienca si arbitër futbolli në kampionatet e organizuara nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ai zotëron në nivel profesional gjuhën angleze, italiane, frënge dhe spanjolle. Gert Metani është i martuar dhe ka një djalë.