| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | MSc. / Asistent Lektor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Diplomuar nga Universiteti Shtetëror i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja – Dega e Gjuhës Angleze, në vitin 1986. Ka ndjekur kurse trajnimi intensive për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Zvicër (1994) dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (1995), si dhe kurs për Menaxhimin dhe Udhëheqjen e Lartë pranë Misionit PAMECA (2004) (Police Assistance Mission of the European Community to Albania) në Tiranë. |
| POZICIONI | Aktualisht pedagog i gjuhës angleze në Universitetin Barleti në Tiranë dhe pjesë e stafit të Institutit AIPA të Universitetit Barleti. Karriera e tij profesionale ka qenë një bashkëekzistencë e mësimdhënies së gjuhës angleze dhe diplomacisë. Ka dhënë mësim gjuhën angleze në nivele të ndryshme (shkollë të mesme, universitete publike e private, qendra trajnimi profesional, etj.) dhe ka përfaqësuar Republikën e Shqipërisë si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë në OKB, në OSBE, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë, Panama dhe Argjentinë. Ka punuar gjithashtu me organizata ndërkombëtare në Shqipëri si UNHCR dhe me misione këshillimore policore të BE-së në Shqipëri (MAPE, ECPA dhe PAMECA). |
| KONTRIBUTET | Zotëron aftësi shumë të mira menaxhimi dhe komunikimi, si dhe eksperiencë në menaxhim projektesh, draftim fjalimesh dhe çështjesh bisedimesh (talking points), rekomandime, etj. I aftë për të punuar individualisht dhe në ekip, si dhe në ambiente multikulturore. Ka dhënë kontribut domethënës në lobimin dhe finalizimin e projektit gazsjellës TAP (Trans Adriatic Pipeline); në finalizimin e marrëveshjes për lehtësimin e regjimit të vizave me SHBA (lëshimi i vizave shumëkalimshe dhe shumëvjeçare); në lobimin për njohjet e shtetit të Kosovës; si dhe në përmbledhjen dhe publikimin e “Guidë praktike për Menaxhimin dhe udhëheqjen e burimeve njerëzore në kohë ndryshimi”. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Është aktiv në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesëmarrës në projekte të Institutit AIPA. Bashkëthemelues i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. |