FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE, TURIZMIT DHE SPORTIT

Prof. Assoc. Dr. Robert Gjedia

Prof. Assoc. Dr. Robert Gjedia

Shkarko CV Akademike
GRADË DHE POZICION AKADEMIK Prof. Assoc. Dr. / Profesor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Doktor i Shkencave, Profesor i asociuar me formim në fushën e shkencave të edukimit dhe me mbi 35 vite përvojë në edukim si mësues, drejtor shkolle, inspektor, kërkues shkencor, drejtor i institucioneve kombëtare të kurrikulës, trajnimit të mësuesve/drejtuesve të shkollës, si dhe të inspektimit në arsim. Pedagog me përvojë mbi 20 vite në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe drejtim akademik. Mbart diploma universitare në fushën e mësuesisë, të studimeve master dhe doktoraturë në fushën e arsimit.
POZICIONI Ka mbajtur dhe mban role drejtuese akademike, përfshirë: Përgjegjës i Departamentit të Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional, si dhe Kryetar i Këshillit të Etikës dhe Shanseve të Barabarta në Universitetin “Barleti“.
KONTRIBUTET Angazhimi kërkimor është fokusuar në shkencat e edukimit dhe ato të psikologjisë së të nxënit; zhvillimi i kurrikulës parauniversitare dhe universitare; teknologjia në edukim; drejtimi dhe menaxhimi i institucioneve arsimore; zhvillimi dhe historia e arsimit; vlerësimi dhe akreditimi i institucioneve arsimore; modeli STEAM; edukimi i prindërve; etika në edukim; edukimi i të drejtave të njeriut; politikat arsimore. Autor i mbi 40 publikimeve shkencore, brenda dhe jashtë vendit, si dhe 2 monografive.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Është aktiv dhe pjesëmarrës në projekte të Programit Erasmus +, të projekteve në fushën e edukimit të Universitetit “Barleti”, por dhe në bashkëpunim me UNDP, “Skills for Job”, AADF, në shërbime të akreditimeve të institucioneve të arsimit të lartë. Hartues dhe menaxhues i projekteve për edukimin të zhvilluara ndër vite nga Universitetin Barleti lidhur me teknologjitë e edukimit për edukimin e fëmijëve me nevoja të veçanta, shkollën si qendër komunitare, etj. Anëtar për disa vite i Rrjetit Europian për Integritetin Akademik.