FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE, TURIZMIT DHE SPORTIT

Dr. Rodika Manga

Dr. Rodika Manga

GRADË DHE POZICION AKADEMIK Dr. / Lektor
STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI Ka kryer studimet Bachelor në degën Cili i Ulët pranë Universitetit te Elbasanit, ne vitet 1989-1992, ka mbrojtur titullin Master në Mësuesi në vitin 2006 dhe titullin Doktor Shkencash për Arsimin Gjithëpërfshirës pranë Faklultetit të Shkencave Sociale, të Universitetit të Tiranës, ne vitin 2018.
POZICIONI Pedagoge pranë Universitetit Marin Barleti, në Departamentin e Shkencave të Edukimit dhe Trajnimit Profesional.
KONTRIBUTET Ka punuar në mësimdhënie të nivelit të arsimit fillor dhe universitar për shumë vite. Ka punuar për një seri organizatash vendore dhe ndërkombëtare në fusha që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe antidiskriminimin përmes rritjes së kapaciteteve institucionale të Institucioneve të Pavarura të të Drejtave të Njeriut siç janë Avokati i Popullit dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Dsikriminimi; sipërmarrjen private, edukimin financiar dhe menaxhimin e biznesit/lidershipin për adoleshentët e shkollave të mesme; mbështetjen e aktivizmit të rinjve me fokus në kohezionin social, ndërtimin e paqes dhe pajtimin; të drejtat e fëmijëve me fokus në arsimin cilësor, arsimin gjithëpërfshirës për fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët romë/egjiptianë dhe fëmijë që i përkasin grupevë të tjera të rrezikuara dhe disavantazhuara; mbrojtjen e fëmijëve nga forma të ndryshme të dhunës dhe abuzimit; kujdesin dhe edukimin në fëmijërinë e hershme; zhvillimin profesional i profesionistëve në detyrë dhe në nivel universitar; pjesëmarrjen kuptimlotë të fëmijëve; mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, barazinë gjinore; etj. Disa prej organizatave në të cilat ka punuar janë Save the Children në Shqipëri, Junior Achievement of Albania, zyrat vendore të Këshillit të Evropës, UNDP, UNFPA, UNICEF. Si eksperte e pavarur ka patur angazhime me Fushatën Globale Arsim për të Gjithë, Sekretariati për Lindjen e Mesme dhe Evropën Jug-Lindore, OXFAM IBIS Danimarkë, Save the Children në Kosovë, Delegacioni i BE në Shqipëri dhe organizata të tjera të shoqërisë civile në vendin tonë. Në fushën akademike është autore dhe bashkë autore në artikuj shkencorë, kryesisht në fushën e arsimit gjithëpërfshirës.
VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR Aktive në fushën e shkrimit dhe menaxhimit të projekteve pranë Universitetit Marin Barleti.