| GRADË DHE POZICION AKADEMIK | Prof. Assoc. Dr. / Profesor |
|---|---|
| STATUSI AKADEMIK AKTUAL DHE FORMIMI | Doktor i Shkencave, Profesor i Asociuar universitar me formim shumë disiplinor dhe mbi 40 vite përvojë në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe drejtim akademik. Mbart tre diploma universitare dhe ka ndërtuar veprimtarinë e tij akademike në ndërthurje me Edukimin Fizik, Edukimin Special, Edukimin Shëndetsor si dhe ekspert në emër të ASCAL dhe Ministrisë së Arsimit. |
| POZICIONI | Ka mbajtur dhe mban role të rëndësishme drejtuese akademike, përfshirë: Përgjegjës Departamenti, Drejtor i Drejtorisë Arsimore, Anëtar i Senatit, si dhe ekspert i ASCAL dhe MASH, Drejtues Projekti të financuar nga AKSHI. |
| KONTRIBUTET | Angazhimi kërkimor është fokusuar në fushën e Didaktikës së Edukimit Fizik dhe Arsimit Special me theks gjithëpërfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore, me kontribut të qëndrueshëm në botime shkencore dhe zhvillimin e kapaciteteve kërkimore institucionale. Autor dhe bashkëautor i 22 publikimeve shkencore dhe i teksteve dhe kurikulave mësimore, si dhe udhëheqës i dy doktoratave. |
| VEPRIMTARIA AKTIVE DHE FUSHAT E INTERESIT ZHVILLIMOR | Aktiv në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare dhe ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e politikave të kërkimit shkencor dhe inovacionit. Hartues, menaxhues dhe pjesëmarrës në projekte si orientimi i fëmijëve dhe i prindërve në këshillimin e karrierës, përdorimi i TIK në shërbim të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore, etj. Ekspert i ASCAL dhe i Ministrisë së Arsimit në hapjen dhe akreditimin e programeve të studimit në fushën e Edukimit Fizik dhe Sportit, si dhe në fushën e Aftësisë së Kufizuar. |